Inspektohen punimet e asfaltimit në segmentin Gropa e Erenikut – Lugu i Gjatë në rrugën Junik–Gjeravicë
Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, ka inspektuar nga afër punimet e asfaltimit të segmentit rrugor nga Gropa e Erenikut deri te Lugu i Gjatë, në rrugën Junik–Gjeravicë.
Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qasjes në këtë zonë me vlera të veçanta natyrore dhe potencial të rëndësishëm turistik.



