JUNIKU NË DITËT E KOSOVËS NË IZMIR 🇽🇰🇹🇷 Me kënaqësi morëm pjesë në aktivitetin “Ditët e Kosovës në Izmir”, të organizuar nga Komuna Metropolitane e Izmirit, nën mikpritjen e kryetarit të kësaj komune, Dr. Cemil Tugay. Kjo ngjarje shërbeu si një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet ndërinstitucionale, për të shkëmbyer përvoja dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi ndërmjet komunave të Kosovës dhe qytetit të Izmirit. Gjatë këtij aktiviteti, patëm rastin të prezantojmë potencialet turistike, kulturore dhe zhvillimore të Junikut, duke vënë në pah pasurinë e tij natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm. Falënderojmë Dr. Cemil Tugay kryetarin e Komunës Metropolitane të Izmirit dhe kryetarin e shoqatës Kosova Rumeli z.Uğur Şengöz për mikpritjen dhe organizimin, me shpresën që këto takime të hapin rrugë për iniciativa dhe bashkëpunime konkrete në të ardhmen. #explorejuniku #juniku #KomunaJunik 🔗 Postimi origjinal në Facebook