"Betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Junikut me nderë, besnikëri, paanshmëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushtet për një jetë të qetë për të gjithë."
"I zgjedhur me besimin dhe votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve, Kryetari udhëheq ekzekutivin komunal me përkushtim të palëkundur për zhvillim ekonomik, investime madhore kapitale dhe një qeverisje transparente e me dyer të hapura për çdo familje junikase."
Përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj. Udhëheq ekzekutivin, emëron dhe shkarkon drejtorët e Drejtorive Komunale, si dhe mbikëqyr menaxhimin financiar dhe pasurinë e paluajtshme të komunës.
Harton dhe propozon për miratim në Kuvend buxhetin vjetor komunal, politikat e zhvillimit lokal dhe planet rregullative e investuese, duke siguruar ekzekutimin e saktë të të gjitha vendimeve të Kuvendit.
Raporton rregullisht para Kuvendit Komunal për situatën financiare e investuese dhe kryeson takimet e dëgjimet publike me komunitetin, duke garantuar llogaridhënie të plotë demokratike.
Ruzhdi Shehu lindi më 15 shkurt të vitit 1961 në Junik, vendlindjen me të cilën e lidh një përkushtim i përjetshëm atdhetar, qytetar dhe profesional. I rritur në frymën e traditës dhe virtyteve të larta të trevës së Junikut, z. Shehu ka ndërtuar një jetë të bazuar mbi ndershmërinë, punën e palodhur dhe shërbimin ndaj komunitetit.
Është i martuar me znj. Lumnije Lekaj-Shehu, dhe së bashku janë prindër të përkushtuar të katër fëmijëve: Visarit, Vjosës, Edonës dhe Yjvesës. Për z. Shehu, familja përfaqëson shtyllën themelore të vlerave morale, forcës njerëzore dhe frymëzimit të përditshëm për të punuar me nder e dinjitet për çdo familje junikase.
Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike, Universiteti i Evropës Juglindore (Maqedoni e Veriut).
Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës.
Gjimnazi "Vëllezërit Frashëri" në Deçan.
Shkolla fillore "Hysni Dobruna" në vendlindje, Junik.
Rizgjedhja me besim të plotë qytetar për vijimin e projekteve strategjike, zhvillimin turistik dhe modernizimin e mëtejmë të Junikut.
I vlerësuar nga Instituti GAP ndër kryetarët me performancën më të lartë në Kosovë për përmbushjen e premtimeve kapitale (ndërtimi i çerdhes së parë në Junik, shkolla "Edmond Hoxha", rruga Junik–Restavicë dhe zhvillimi i infrastrukturës).
Udhëheqës i Sektorit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve në Inspektoratin e Tregut.
Zëvendëskryesues i Trupit Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut në Republikën e Kosovës.
Kryeinspektor i Tregut në MTI dhe Drejtor Ekzekutiv në Komunën e Junikut.
Inspektor Tatimor dhe Menaxher i Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj të Kosovës.
Drejtimi i Këshillit për Financim në ish-sistemin paralel në Junik gjatë viteve të mbijetesës kombëtare.
Udhëheqës i përgatitjes operative të prodhimit.
"Betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Junikut me nderë, besnikëri, paanshmëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushtet për një jetë të qetë për të gjithë."