Të dashur qytetarë të Junikut,
Dje shënuam një moment shumë të rëndësishëm për komunën tonë me finalizimin e ndërhyrjeve për efiçiencën e energjisë në 5 ndërtesa publike, në kuadër të projektit EFFORT. 🏢🌱
Nga objekti i Komunës, shkollat tona e deri te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, kemi realizuar izolimin termik, përmirësimin e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, si dhe instalimin e pompave të nxehtësisë. Përveç krijimit të kushteve shumë më të mira për nxënësit, pacientët dhe punonjësit, ky investim në vlerë prej rreth 540,000 eurosh do t’i kursejë buxhetit të Komunës së Junikut 50,000 euro në vit dhe do të ulë ndjeshëm emetimet e dioksidit të karbonit, duke e vendosur energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit në qendër të punës sonë dhe të ndërgjegjësimit të komunitetit.
Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në Junik miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët pamë nga afër punimet e realizuara. Falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi, Drejtuesen e Sektorit të Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Ritva Heikkinen, Drejtoreshën Ekzekutive të Co-PLAN, znj. Anila Bejko, si dhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve qendrore e lokale nga Kosova dhe Shqipëria për praninë dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Ky projekt zbatohet në partneritet mes Komunës së Junikut, Bashkisë Mirditë dhe Co-PLAN (Instituti për Zhvillimin e Habitatit), me financim nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Shqipëri–Kosovë. 🇽🇰🤝🇦🇱🇪🇺
Vazhdojmë me punë konkrete për një Junik më modern, më të gjelbër dhe me shërbime sa më cilësore për secilin prej jush!
Ruzhdi Shehu
Kryetar i Komunës së Junikut



