Komuna e Junikut i bashkohet fushatës kundër trafikimit me njerëz
Komuna e Junikut i bashkohet fushatës vetëdijësuese për parandalimin e trafikimit me njerëz, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për këtë dukuri, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe promovimit të rëndësisë së parandalimit dhe raportimit të rasteve të dyshuara.
Fushata synon të rrisë informimin e qytetarëve për rreziqet e trafikimit me njerëz, me vëmendje të veçantë ndaj mbrojtjes së fëmijëve dhe personave në situata të cenueshme.
Mesazhi i fushatës: “Trafikimi prekë të gjithë! Ta mbrojmë veten dhe fëmijët tanë!
MOS HESHT! Parandalo trafikimin me njerëz – RAPORTO!
080011112 ose 192