Hapet diskutimi publik për Projekt-Rregulloren për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Ndarjes së Subvencioneve.
Në mbështetje të nenit 68 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe pas miratimit në lexim të parë në Kuvendin Komunal me vendimin Nr. 002/43, të datës 28.09.2026, Zyra e Kryetarit të Komunës së Junikut njofton të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se projekt-rregullorja vihet në diskutim publik nga data 20.10.2026 deri më 05.11.2026.
Gjithashtu, në kuadër të këtij procesi, do të organizohet edhe një takim konsultativ me qytetarët dhe palët e interesuara, me qëllim të prezantimit dhe shqyrtimit të përbashkët të kësaj rregulloreje para miratimit përfundimtar:
• Data: 30.10.2026
• Ora: 14:00
• Vendi: Salla e Kuvendit Komunal – Junik
Vërejtjet, propozimet, sugjerimet dhe komentet tuaja mund t’i dorëzoni:
Fizikisht në Zyrën e Kryetarit, në objektin e Komunës (çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00); apo
Përmes postës elektronike në: besart.tofaj@rks-gov.net
Projekt-rregullorja dhe materialet përkatëse janë të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Junikut, si dhe mund të sigurohen fizikisht pranë administratës komunale.
