Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, priti sot në takim në ambientet e komunës Komandantin e Komandës Rajonale të Perëndimit (RC-W) të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Kolonel Giuseppe De Blasi.
Gjatë këtij takimi konstruktiv, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve komunale, komunitetit lokal dhe KFOR-it, duke vlerësuar lart angazhimin dhe punën e përbashkët si një ekip i vetëm në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë në Komunën e Junikut.
28 Tetor 2026

