Hapet diskutimi publik për Projekt-Rregulloren për Kushtet, Kriteret dhe Procedu…
Hapet diskutimi publik për Projekt-Rregulloren për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Ndarjes së Subvencioneve. Në mbështetje të nenit 68 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe pas miratimit në lexim të parë në Kuvendin Komunal me vendimin Nr. 002/43, të datës 28.09.2026, Zyra e Kryetarit të Komunës së Junikut njofton të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se projekt-rregullorja vihet në diskutim publik nga data 20.10.2026 deri më 05.11.2026. Gjithashtu, në kuadër të këtij procesi, do të organizohet edhe një takim konsultativ me qytetarët dhe palët e interesuara, me qëllim të prezantimit dhe shqyrtimit të përbashkët të kësaj rregulloreje para miratimit përfundimtar: • Data: 30.10.2026 • Ora: 14:00 • Vendi: Salla e Kuvendit Komunal – Junik Vërejtjet, propozimet, sugjerimet dhe komentet tuaja mund t’i dorëzoni: Fizikisht në Zyrën e Kryetarit, në objektin e Komunës (çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00); apo Përmes postës elektronike në: besart.tofaj@rks-gov.net Projekt-rregullorja dhe materialet përkatëse janë të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Junikut, si dhe mund të sigurohen fizikisht pranë administratës komunale. 🔗 Postimi origjinal në Facebook
Inspektohen punimet e asfaltimit në segmentin Gropa e Erenikut – Lugu i Gjatë në…
Inspektohen punimet e asfaltimit në segmentin Gropa e Erenikut – Lugu i Gjatë në rrugën Junik–Gjeravicë Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, ka inspektuar nga afër punimet e asfaltimit të segmentit rrugor nga Gropa e Erenikut deri te Lugu i Gjatë, në rrugën Junik–Gjeravicë. Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qasjes në këtë zonë me vlera të veçanta natyrore dhe potencial të rëndësishëm turistik. 🔗 Postimi origjinal në Facebook
Hapa solidariteti për jetën, Ecja Ndërgjegjësuese e “Tetorit Rozë” në Junik…
Hapa solidariteti për jetën, Ecja Ndërgjegjësuese e “Tetorit Rozë” në Junik Nën shenjën e jetës, kurajës dhe humanizmit, Komuna e Junikut dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) organizuan sot Ecjen Ndërgjegjësuese në kuadër të muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit. Marshimi simbolik nga oborri i Komunës deri te QKMF bashkoi përfaqësuesit institucionalë, personelin shëndetësor dhe qytetarët në një kauzë të përbashkët: afirmimin e mesazhit se kujdesi ndaj vetes është përgjegjësi e lartë, dhe se diagnostikimi i hershëm mbetet çelësi i shpëtimit të jetës. Me këtë rast, u ritheksua rëndësia e shërbimit të mamografisë mobile, e cila ndodhet në oborrin e QKMF-së në Junik, ku gratë dhe vajzat ftohen të kryejnë ekzaminimet pa pagesë. Komuna e Junikut shpreh mirënjohje të thellë për çdo qytetar që iu bashkua këtij marshimi, duke i dhënë zë dhe dinjitet shpresës e shëndetit në komunitetin tonë. 🔗 Postimi origjinal në Facebook
Komuna e Junik është pjesë e 12 komunave partnere të projektit KOMOAL-PREP që po…
Komuna e Junik është pjesë e 12 komunave partnere të projektit KOMOAL-PREP që po takohen për herë të parë së bashku në Tiranë, më 12–13 tetor 2026. Për ne, kjo është një mundësi për të sjellë njohuritë dhe përvojën vendore në diskutimet për rreziqet nga zjarret. Gjatë punëtorisë dyditore do të shqyrtohen dhe verifikohen vlerësimi i rrezikut nga zjarret dhe zonat me rrezik të lartë, do të zhvillohet një simulim për paralajmërim të hershëm dhe veprim të hershëm, si dhe do të diskutohen protokollet e komunikimit dhe Plani i Përbashkët Trepalësh i Reagimit. Si komunë partnere dhe përfituese e projektit, mirëpresim mundësinë për të mësuar nga njëra-tjetra dhe për të forcuar gatishmërinë dhe bashkëpunimin përtej kufijve. Falënderojmë Bashkimin Evropian për financimin e KOMOAL-PREP përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. 🔗 Postimi origjinal në Facebook
Kryetari Ruzhdi Shehu diskuton me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimin e Junik…
Kryetari Ruzhdi Shehu diskuton me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimin e Junikut Sot, Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, priti në takim znj. Laura Fallavollita dhe znj. Feride Zeka nga Zyra e Bashkimit Evropian, znj. Saranda Cana nga Ambasada Zvicerane, z. Kreshnik Basha nga Ambasada Suedeze dhe z. Shpend Emini nga Helvetas/DEMOS. Gjatë takimit u diskutua për Grantin e Performancës Komunale, rezultatet e arritura nga Komuna e Junikut dhe prioritetet për zhvillimin lokal. Si rezultat i përmbushjes së kritereve të performancës, Komuna e Junikut ka përfituar një projekt në fushën e efiçiencës së energjisë. Vëmendje iu kushtua edhe perspektivës së zhvillimit të Junikut, veçanërisht potencialit turistik dhe mundësive për zhvillim të qëndrueshëm. Kryetari, z. Ruzhdi Shehu, falënderoi partnerët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke ritheksuar përkushtimin e komunës për qeverisje të mirë dhe realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve. 🔗 Postimi origjinal në Facebook
TETORI ROZË NË JUNIK: MAMOGRAFI FALAS DHE ECJE NDËRGJEGJËSUESE…
🌸 TETORI ROZË NË JUNIK: MAMOGRAFI FALAS DHE ECJE NDËRGJEGJËSUESE 🌸 Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Komuna e Junikut dhe QKMF njoftojnë të gjithë qytetarët për dy aktivitete kryesore në shërbim të shëndetit: 🩺 Mamografia falas: Sot dhe nesër, mamografia mobile ndodhet në oborrin e QKMF-së në Junik. Ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat të paraqiten në mëngjes pranë QKMF-së për informata dhe për kryerjen e kontrollit. 🚶♀️ Ecja ndërgjegjësuese: Nesër, më 13 Tetor, në orën 11:00, bashkohemi të gjithë në ecjen simbolike me nisje nga oborri i Komunës deri te QKMF Junik. Ftesa elektronike zyrtare: 🔗 Postimi origjinal në Facebook
Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në Gjakovë dhe Junik informohen për mu…
Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në Gjakovë dhe Junik informohen për mundësitë në bujqësi Gjakovë/Junik, 6 tetor 2026 – Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara nga zonat rurale të Komunës së Gjakovës dhe Komunës së Junikut u informuan sot për mundësitë e trajnimeve dhe skemave të granteve në sektorin e bujqësisë, përmes dy sesioneve informuese të organizuara nga Syri i Vizionit, paradite në Gjakovë dhe pasdite në Junik. Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit morën informacione praktike për kriteret e përfitimit, mënyrën e aplikimit, plotësimin e formularit të aplikimit, si dhe mbështetjen që ofrohet përmes projektit “Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara”. Takimet synuan që informacioni për mundësitë e mbështetjes të arrijë drejtpërdrejt te gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në zonat rurale, duke u krijuar atyre mundësi më të mëdha për fuqizim ekonomik, punësim dhe zhvillim të aktiviteteve të tyre në bujqësi. Sesioni i sotëm në Gjakovë dhe ai në Junik janë pjesë e ciklit të sesioneve informuese që Syri i Vizionit po zhvillon në komunat e përfshira në projekt, me qëllim që përfituesit potencialë të kenë informacion të qartë dhe të drejtpërdrejtë për mundësitë që ofrohen. Si mund të aplikoni? Të interesuarit mund të aplikojnë në këto mënyra: 👉 Online: duke plotësuar formularin online të aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/1VGeb_UvXyXHzZj4z6b4-ug3JjaJ6ddA9-dATFxz5k3o/viewform?edit_requested=true 👉 Fizikisht: në zyrën e Syri i Vizionit, në adresën Sadri Kelmendi 48, 30000 Pejë. Udhëzimet e plota për aplikim janë të publikuara në faqen e Syri i Vizionit: https://shorturl.at/kZuFk Afati i fundit për aplikim është 2 nëntor 2026, ora 16:30. Projekti “Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në kuadër të International Partnerships Austria, bashkëfinancohet nga Diakonie ACT Austria / Brot für die Welt dhe zbatohet nga Syri i Vizionit, në partneritet me Brot für die Welt. 🔗 Postimi origjinal në Facebook
Me rastin e pensionimit, pata kënaqësinë t’i ndaj një mirënjohje Gjon Llollunit,…
Me rastin e pensionimit, pata kënaqësinë t’i ndaj një mirënjohje Gjon Llollunit, në shenjë falënderimi për kontributin e tij shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave në Komunën tonë. Që nga vitet ’90, Gjoni ka qenë pjesë e arsimit shqip në Kosovë, duke dhënë kontributin e tij edhe në kuadër të sistemit të pavarur të arsimit të asaj kohe. Përveç punës si mësimdhënës, për një periudhë ai shërbeu edhe si drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Junikut”. Pas një shkëputjeje të gjatë nga arsimi, Gjoni u rikthye para dy vitesh për ta përmbyllur rrugëtimin e tij profesional pikërisht aty ku kishte dhënë një pjesë të rëndësishme të jetës – në arsim. Faleminderit, Gjon, për përkushtimin, kontributin dhe vitet e dhëna arsimit. Të uroj shëndet, qetësi dhe shumë ditë të mira në vazhdim! 🔗 Postimi origjinal në Facebook
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik- Seketori i Bujqësisë në Komunën e Junikut, në b…
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik- Seketori i Bujqësisë në Komunën e Junikut, në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit, fton gratë dhe personat me aftësi të kufizuara nga zonat rurale të Junikut që të marrin pjesë në sesionin informues lidhur me mundësitë për trajnime dhe grante në kuadër të projektit “Seeds of Inclusion in Kosovo”: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara” 📅 Data: 6 tetor 2026 (e martë) 📍 Vendi: Salla e Kuvendit Komunal Junik 🕑 Ora: 14:00–15:30 🔗 Postimi origjinal në Facebook
Diskutim publik për Taksat Komunale 2027…
Diskutim publik për Taksat Komunale 2027 Komuna e Junikut fton qytetarët të japin sugjerimet e tyre për “Rregulloren për Taksa Komunale për vitin 2027”. Diskutimi mbetet i hapur deri më 20 tetor 2026. Të gjitha komentet mund t’i dorëzoni çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 12:00 në objektin e Komunës. 🔗 Postimi origjinal në Facebook