Me rastin e pensionimit, pata kënaqësinë t’i ndaj një mirënjohje Gjon Llollunit, në shenjë falënderimi për kontributin e tij shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave në Komunën tonë.
Që nga vitet ’90, Gjoni ka qenë pjesë e arsimit shqip në Kosovë, duke dhënë kontributin e tij edhe në kuadër të sistemit të pavarur të arsimit të asaj kohe. Përveç punës si mësimdhënës, për një periudhë ai shërbeu edhe si drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Junikut”.
Pas një shkëputjeje të gjatë nga arsimi, Gjoni u rikthye para dy vitesh për ta përmbyllur rrugëtimin e tij profesional pikërisht aty ku kishte dhënë një pjesë të rëndësishme të jetës – në arsim.
Faleminderit, Gjon, për përkushtimin, kontributin dhe vitet e dhëna arsimit.
Të uroj shëndet, qetësi dhe shumë ditë të mira në vazhdim!