📢 Njoftim për Kujdes
Të nderuar qytetarë të Junikut,
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të mbështetura nga stacionet meteorologjike rajonale dhe ato evropiane të parashikimit të motit, komuna jonë sot do të përshkohet nga një valë e erërave jugperëndimore.
Çfarë pritet:
Koha: Kryesisht në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje (nga ora 17:00 deri rreth orës 21:30).
Shpejtësia e erës: Në qytet (pjesa urbane) erërat do të fryjnë me rreth 20–25 km/h, ndërsa hovat kalimtare mund të arrijnë 70–85 km/h. Në pjesët e larta malore (drejt bjeshkëve), intensiteti i erës do të jetë më i theksuar.
Këshilla të thjeshta parandaluese:
Siguroni sendet e lehta në oborre dhe ballkone që mund t’i lëvizë era.
Drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë të hapura dhe të shmangin parkimin nën pemë.
Të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonën malore gjatë orëve të mbrëmjes.
Kjo gjendje është e përkohshme dhe moti do të qetësohet plotësisht gjatë natës.
Për çdo nevojë apo asistencë:
📞 Qendra Emergjente: 112 | 🚒 Zjarrfikësit: 193
