Kryetari Shehu inspektoi punimet në ndërtimin e kanaleve të ujitjes në lagjen Jahru
Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, së bashku me bashkëpunëtor ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kanaleve të ujitjes në lagjen Jahru, me ç’rast është njohur nga afër me ecurinë dhe dinamikën e realizimit të këtij projekti.
Ky investim ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe krijimin e kushteve më të favorshme për fermerët, duke lehtësuar furnizimin me ujë të tokave bujqësore dhe duke kontribuar në zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.
Komuna e Junikut do të vazhdojë të investojë në ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve të ujitjes, në përputhje me nevojat e fermerëve dhe prioritetet për zhvillimin e bujqësisë në komunë.
Përmirësimi i infrastrukturës bujqësore dhe mbështetja e fermerëve mbeten pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës së Junikut për zhvillimin ekonomik lokal.




