Sot, në Komunën e Junikut, nën udhëheqjen e kryesuesit z. Leonard Llolluni, u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në këtë takim u shqyrtuan dhe u miratuan në lexim të dytë tri dokumente me peshë strategjike për të ardhmen e komunës: Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2033, Plani për Menaxhimin e Tokave Rurale 2026–2030, si dhe Plani Zhvillimor i Arsimit 2026–2030.
Pjesë e rëndësishme e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i Raportit Financiar të Komunës së Junikut për periudhën Janar – Shtator 2026, ku u pasqyrua dinamika e shpenzimeve dhe e të hyrave buxhetore. Pas diskutimeve konstruktive, të gjitha pikat e miratuara u proceduan zyrtarisht për shqyrtim dhe vendimmarrje në seancën e radhës të Kuvendit Komunal.


