Homazhe për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit
Sot, më 28 Nëntor, për nder të Ditës së Flamurit, Kryetari i Komunës z.Ruzhdi Shehu, zyrtarë të institucioneve komunale dhe qytetarë, kan nderuar me homazhe solemne në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Përmes këtij akti të përbashkët institucional dhe qytetar, u shpreh respekti i thellë për sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që punuan e luftuan për lirinë dhe dinjitetin tonë.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!


























