Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, Komuna e Junikut fton të gjithë qytetarët që së bashku të marrin pjesë në homazhet pranë Lapidarit në qendër të Junikut.
📅 Data: 28 nëntor 2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Lapidari në qendër të Junikut
Ju ftojmë që së bashku të nderojmë jetën, veprën dhe sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Urime Festa e Flamurit Kombëtar! 🇦🇱




























