Të nderuar,
Komuna e Junikut ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Gështenjës”, i cili organizohet edhe këtë vit me qëllim të promovimit të vlerave natyrore, kulturore dhe turistike të komunës së Junikut.
Organizimi mbahet më datën 27 tetor 2026, në ora 11:00, te Valavica e Junikut.
Ky manifestim, tashmë i konsoliduar si një traditë e rëndësishme për komunën tonë, synon të ruajë dhe të promovojë trashëgiminë lokale, të pasqyrojë potencialet zhvillimore të zonës dhe të forcojë bashkëpunimin në funksion të zhvillimit te komunitetit.
Në këtë frymë, pjesëmarrja juaj do të ishte nder dhe kënaqësi për ne, duke i dhënë rëndësi të veçantë këtij organizimi dhe duke kontribuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë vlerat dhe potencialet e vendit tonë.
Mirë se vini në Junikun e Traditës dhe Kulturës!