Hapa solidariteti për jetën, Ecja Ndërgjegjësuese e “Tetorit Rozë” në Junik Nën shenjën e jetës, kurajës dhe humanizmit, Komuna e Junikut dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) organizuan sot Ecjen Ndërgjegjësuese në kuadër të muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit. Marshimi simbolik nga oborri i Komunës deri te QKMF bashkoi përfaqësuesit institucionalë, personelin shëndetësor dhe qytetarët në një kauzë të përbashkët: afirmimin e mesazhit se kujdesi ndaj vetes është përgjegjësi e lartë, dhe se diagnostikimi i hershëm mbetet çelësi i shpëtimit të jetës. Me këtë rast, u ritheksua rëndësia e shërbimit të mamografisë mobile, e cila ndodhet në oborrin e QKMF-së në Junik, ku gratë dhe vajzat ftohen të kryejnë ekzaminimet pa pagesë. Komuna e Junikut shpreh mirënjohje të thellë për çdo qytetar që iu bashkua këtij marshimi, duke i dhënë zë dhe dinjitet shpresës e shëndetit në komunitetin tonë. 🔗 Postimi origjinal në Facebook