Testit të Matures shteterore 2010/2011 në Komunen e Junikut ju kanë nënshtruar 68 maturantë, testi ka filluar me kohë dhe ka përfunduar pa asnjë problem. Administruesit kanë qenë në nivelin e detyrës. Ndërsa rrezulltatet priten te publikohen me 15.06.2011 Testi i maturës është mbajtur më datën 04.06.2011, në qendrën testuese në shkollën fillore “E. Hoxha” në Junik duke filluar nga ora 1000. Klaset kan qenë të përgatitura si duhet, administruesit dhe vëzhguesit kanë ardhur me kohë nga Vushtria, një përfaqësuesi MASHT-it dhe tjetri nga UP-ja ,u shpreh drejtori i arsimit ,kulturës ,rinisë dhe sportit z.Musë Krasniqi