Është mbajtur takimi konsultativ në kuadër të dëgjimit publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Ndarjes së Subvencioneve.
Gjatë takimit, nënkryetari i Komunës, z. Besart Tofaj, paraqiti nenet që parashihet të shtohen në këtë rregullore, të cilat kanë për qëllim:
1. Subvencionet për gratë lehona.
2. Subvencionet për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.
Gjatë diskutimit u prezantuan propozime dhe komente nga të pranishmit, të cilat do të shqyrtohen në kuadër të procesit të plotësim-ndryshimit të rregullores.
Komuna e Junikut fton të gjithë qytetarët e interesuar që të kontribuojnë me propozimet dhe komentet e tyre deri më 05.11.2026, në mënyrë që ato të shqyrtohen para finalizimit të këtij dokumenti.
