Zyrtarët Komunal nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa së bashku me zyrtarë të tatimit në pronë dhe zyrën e informimit, sot prezantuan para mësuesve në Junik, listën e personave të cilët kanë obligim të pa paguar ndaj Komunës, atë të Tatimit në Pronë.
Me këtë rast përveç prezantimit të kësaj liste mësuesit u informuan edhe për dënimin që pason në rast të mos pagesës deri në fund të këtij viti, po ashtu Komuna u ofron mundësi më të mira të gjithë qytetarëve të Junikut që obligimet e tyre t`i paguajnë duke bërë kontratë sipas të cilës mund të paguajnë një shumë të caktuar çdo muaj deri në shlyerjen e atij borxhi.
Mësuesit me këtë rast kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë dhe u interesuan rreth procedurave të pagesave.
Fushata” PËR SHËRBIME MË TË MIRA PAGUAJ TATIMIN NË PRONË” përkrahet financiarisht nga USAID-i saktësisht programi DEMI në bashkëpunim me Komunat përkatëse dhe do të zgjasë deri në fund të këtij viti.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Fushata “PËR SHËRBIME MË TË MIRA PAGUAJ TATIMIN NË PRONË” , e filluar ditë më
parë me shpërndarjen e posterëve, publikimin e reklamave televizive në televizionet nacionale dhe regjionale, si dhe reklamat në radio, në ndërkohë Komuna Junikut ka publikuar të njëjtat në web faqen zyrtare të Komunës këtë fushatë për informimin e qytetarëve drejt obligimeve të tyre ndaj komunës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira nga kjo e fundit.