https://junik.rks-gov.net/te-ndryshme/ministri.aspxKryetari i Komunës se Junikut z.Agron Kuçi i përshëndeti delegacionin e Qeverisë së Kosovës dhe i falënderoi për vizitën qe i bënë Komunës se Junikut.
Komuna e Junikut është një komune e re qe pritet te zhvillohet ,gjithashtu i njoftoi për te arriturat ,po ashtu edhe përkrahjen qe e ka komuna e Junikut nga Qeveria e Kosovës.
Kryetari i njoftoi se Komuna e Junikut ka nevojë për investime konkrete si ne infrastrukturë ,bujqësi si dhe ai ceku nevojën për zhvillimin e turizmit. Zv. Kryeministri Hajredin Kuçi tha se Juniku ka një kryetar i cili është bashkëpunues i mirë ,dhe Qeveria e Kosovës do ta përkrah Komunën e Junikut me investime te ndryshme,ndërsa z. Kuçi Komunës së Junikut ne baze te një vendimi ne qeverinë e Republikës se Kosovës ka ndarë një vlere prej 300.000 euro,për investime kapitale qe pritet te fillojnë ketë vit.
Komuna e Junikut kamë menduar çdo herë qe do te jete komunë e suksesshme ,dhe sot po e shoh se kjo është realitet tha Ministri i Pushteti Lokal z. Sadri Ferati dhe premtoi se do te vazhdoj bashkëpunimi .
Ndërsa Ministri I Bujqësisë z.Blerant Stavileci premtoi për investimet qe pritet te bëhen ne lëmin e bujqësisë,ku veçoi ndërtimin e pendës për kanalin e ujitjes e cila pritet te investohet nga ministria e bujqësisë .
Dhe ne fund ministri i Integrimeve Evropiane z. Besim Beqaj tha unë kam kënaqësinë qe po e shoh se si po investohet ne Komunën e Junikut.
vizitoni galerinë {^Image|(behavior)hover|(url)~/Files/Images/100_0296.aspx?width=200&height=150|(width)200|(height)150|(align)right|(mouseoverwidth)640|(mouseoverheight)480^}Kryetari i Komunës se Junikut z.Agron Kuçi priti në një takim përfaqësuesit e Qeverisë se Kosovës të kryesuar nga zv. Kryeministri z. Hajredin Kuqi ,Ministri i Integrimeve Evropiane Besim Beqaj ,Ministri i Bujqësisë z. Blerant Stavileci ,zv.Ministri i Ekonomisë z.Bedri Hamza dhe me bashkëpunëtorë te tjerë .