Data e lindjes: 29 Nëntor 1967
Vendlindja: Junik, Kosovë
Shkollimi: Universitar
Drejtimi: Inxhinieri Mekanike - Master
Gjuhë të huaj: Angleze, Serbe, Gjermane
Tel : +383 44 270 957
E-Mail: xhavit.velijaj@rks-gov.net
Kompetencat e Drejtorisë për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport :
Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë;
Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhja dhe punësimi i të punësuarve publikë;
Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve, në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT- i;
Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës;
Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT- in dhe komunat tjera;
Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune;
Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve, në pajtim me respektimin e parimeve të mosdiskriminimit;
Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT në harmoni me ligjin;
Nxitja në barazinë e mundësisë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar, dhe atë të mesëm në komunë;
Regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë, si dhe licencimi i institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin;
Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;
Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve, dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Inspektimit, brenda ligjeve në fuqi;
Trajnimi i mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional, në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT – i;
Përkujdesja për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës;
Përkujdesja për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal;
Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT;
Përgatitja, miratimi dhe zbatimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit, si dhe masat disiplinore;
Miratimi i pushimeve të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës;
Marrja e vendimeve për ankesat, ndaj vendimeve të drejtuesve të institucioneve arsimore, të parapara me ligj;
Miratimi i rregulloreve për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore;
Nxitja e bashkëpunimit në mes mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore, si dhe të institucioneve arsimore dhe familjes;
Bashkëpunimi me drejtoritë e arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla;
Përcaktimi i zonave specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komune;
Kujdesi për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike, si dhe sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujë të freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore;
Marrja e masave për sigurimin e ambienti rrethues, urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës;
Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in, nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, nxitjen e shtimit të shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë;
Shqyrtimi i vazhdueshëm i masave të marra për realizimin e arsimit special në realizimin e kësaj detyre, në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme. Drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special;
Vlerësimi i nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj;
Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional;
Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale;
Ushtron edhe kompetenca tjera, të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.
Udhëheqja me resurset kulturore lokale, duke përfshirë muzetë lokale dhe resurset e trashëgimisë kulturore;
Bën publike shumën e buxhetit në dispozicion, për çdo vit, për përgatitjen e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, duke përfshirë paratë e granteve që janë në dispozicion të personave të kualifikuar, si dhe përpilon rregullore për dorëzimin e aplikacioneve për grante dhe caktimin e granteve;
Organizimi i shënimit të datave me rëndësi historike, kur kërkohet;
Organizimi i debateve për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit;
Mbledhja e shënimeve faktike mbi të arriturat në kulturë, rini dhe sport;
Mbështetja e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, si dhe zhvillimi i renovimit të tyre brenda territorit të komunës;
Bashkëpunimi me qytete dhe me OJQ e organizata të tjera;
Respektimi, përkrahja dhe ndihma për asociacione, klube dhe shoqata, dhe zbulimi i individëve me aftësi të posaçme kreative, pa bërë ndonjë dallim racor, gjinor, religjioz, nacional etj.;
Kujdesia edhe për formacione të tjera nga sporti, që nuk kanë hapësirë e kushte pune;