Vendosja e këtyre shenjave është hapi i parë drejt zhvillimit të turizmit në këto anë.
Vetëdijësimi për mbrojtjen e natyrës nga prerjet e egra të drunjëve,
ndërtimet e egra si dhe ndotja e ambientit janë themeli i turizmit malor
dhe kusht për zhvillimin e turizmit të më tutjeshëm.
Shenjat e vendosura janë udhërrëfyes i qytetarëve dhe turistëve vendor
dhe ndërkombëtar.
Turizmi është sektori më fitimprurës sa i përket sektorit të ekonomisë.
Dje u vendosen shenjat e sinjalizimit në disa lokacione në bjeshkën e Junikut.
Këto shenja janë punuar nga grupi trajunes për bjeshkatarinë, CHwB-ja dhe Shoqata e Bjeshkatarëve nga Juniku ”Rrasa e Zogut”.