Projekti parasheh që të kryhen këto punime në objektin numër 2 të shkollës:
1. Fasadë termo-izoluese;
2. Zëvendësimi i mbulesës së kulmit si dhe zëvendësimi i punëve të llamarinës;
3. Streha para hyrjes, kulmi i ri , izolimi dhe lyerja;
4. Pikoret e jashtme të dritareve për dritaret ekzistuese;
5. Rregullimi dhe ripërtëritja e dritareve;
6. Ventilimi i tualeteve, ventilatorët aksial dhe sistemi i kanaleve të ajrosjes;
7. Zëvendësimi i sistemit të ndriçimit; dhe,
8. Ripërtërija e kutive shpërndarëse.
Punimet është duke i realizuar Operatori Ekonomik “RAFI”, nga Rahoveci.
Punimet në Sh.F.M.U. “Edmond Hoxha”, po vazhdojnë në implementimin e projektit të financuar nga Komisioni Evropian për ruajtjen-kursimin e energjisë, (efiçencën e energjisë).