Kjo qendër e mjekësisë familjare është një prej projekteve
me më rendësi në Komunën e Junikut, sepse jo vetëm qe kjo qendër do të ofroj një shërbim modern dhe bashkëkohor por do te jetë ne shërbim te qytetarëve 24 ore ne dit u shpreh Dretori i Shendetsisë z.Luan Kuqi .Vlera e përgjithshme e këtij objekti e kap shumën rreth 280.000 euro
Investitori i kësaj qendre është Ministria e Shëndetësisë, punimet do te monitorohen nga komisioni Komunal Junikut.
Perfundimi i të gjitha punimeve te objektit te QKMF-së parashihet të përfundojnë ne afatin e parapare prej 60 ditesh .
Filloi vazhdimi i punimeve ne qendrën e mjekësisë familjare te cilat kishin filluar vitin e kaluar,punimet filluan me 18 Prill 2011 dhe punimet janë duke u zhvilluar sipas planit te paraparë dhe ngecje nuk ka.