Sot, në Komunën e Junikut, filloj fushata sensibilizuese për vaksinim kundër COVID-19, fushatë kjo që do vazhdoj edhe në ditët në vazhdim.
Ashtu siç është e paraparë edhe në “Planin e Veprimit”, i cili është hartuar nga “Shtabi Emergjent lokal për menaxhimin e pandemisë COVID-19”, fillimisht bëhet shpërndarja e paisjeve mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) pastaj edhe fushata sensiblizuese për vaksinim kundër COVID-19.
Fushata sensibilizuese bëhet nëpërmjet shpërndarjes së broshurave të përgatitura nga Komuna e Junikut në bashkëpunim me profesionist shëndetësor.
Shpërndarja e maskave, dezinfektuesve si dhe fushata sensibilizuese bëhet tek qytetarët, institucionet publike si dhe në bizneset private të Komunës së Junikut.
Mesazh nga Komuna e Junikut për qyetarët,
“Të dashur qytetarë, ju lutem vaksinohuni me vaksinën kundër COVID-19.
Vaksinimi nënkupton më shumë siguri për ju, familjet tuaja dhe vendin tonë.
Kjo siguri pastaj tregon se jeta jonë gradualisht do të kthehet në normalitetin e mëparshëm dhe do të jemi të imunizuar ndaj COVID-19.
Vaksinimi është falas, shëndeti juaj është prioriteti ynë”.
#Vaksinohu!
Komuna Junik