Pika 1. e rendit të ditës e cila ishte shqyrtuar ne takimin e KPF-s dhe qe ishte rekomanduar për kuvend për aprovim, Drejtori i Ekonomisë dhe Financave prezantoi këtë kërkesë ne pika te shkurta para kuvendareve, ndërsa anëtarët e kuvendit me vota unanime miratuan këtë kërkesë e qe ishte ridestinim i mjeteve për investime kapitale .
Pika 2. e rendit te ditës e qe ishte Shqyrtimi dhe miratimi i PZHK-s,rreth kësaj pike qe ishte prezantimi rreth nje dokumenti final te komunës së Junikut prezantoi Drejtori për Urbanizëm Kadastër dhe Mjedis z. Faik Tofaj, dhe ne pika te shkurtra prezantoi rreth procedurave ,ecurive ,vështirësive dhe përkrahjes qe kemi pasur deri ne finalizimin e këtij dokumenti shumë te rëndësishme te komunës se Junikut siç eshte PZHK-ja u shpreh z. Faik Tofaj.
Ndërsa rreth përmbajtjes se këtij dokumenti final siç eshte PZHK-ja prezantoi menaxherja e projektit znj. Ferdane Tofaj ku ne pika te shkurtra prezantoi rreth përmbajtjes se PZHK-s.
Pas prezantimin ky dokument u miratua me vota unanime nga anëtaret e kuvendit.
Pika 3. e rendit te ditës qe ishte shpallja e zonave kadastrale me interes te përgjithshëm,ku rreth kësaj pike Kryetari z. Agron Kuqi prezantoi arsyen për shpalljen e zonave me interes te përgjithshëm dhe gjithmonë duke u bazuar ne ligj dhe ne procedura ligjore.
Kjo pike e rendit të ditës pas disa vërejtjeve ,sugjerimeve u aprovuan ne Kuvend.
Pika 4. e rendit te ditës e që ishte Shqyrtimi i Draft Rregullores pë mbrojtje nga Zjarri ,kjo pik pas shqyrtimit publik dhe pas prezantimit në KPF ,kjo draft rregullore u miratua ne Kuvend me vota unanime nga ana e atarëve të Kuvendit.
Ndersa ne te ndryshme u parashtrua kërkesa si:te merret nje aksion per zhdukjen e qeneve endacak ne territorin e komunës së Junikut perkatesisht duke vequar lagjen Agim Ramadani,Ndersa Kryetari njoftoi se është nënshkruar nje marrëveshje me nje shoqat ne Deqan per kete qellim,dhe pritet nje veprim i till ne ditet ne vijim.
Ndersa kërkesa tjera ishin si:shqetësimi i mos prezences se komandantit te policisë ne takimet e kuvendit,po ashtu shpejtësia e tepruar e veturave ne qender te Junikut dhe ne vendbanime.
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal për këtë vit të kryesuar nga kryesuesi z. Sinan Gacaferi.
Rendi i ditës në këtë takim ishte:
1. Shqyrtimi i kërkesës për ri-destinimin e mjeteve për investime në projekte kapitale,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Zhvillimor Komunal,
3. Shqyrtimi i propozim Vendimit për shpalljen e zonave me interes ë përgjithshëm,
4. Shqyrtimi dhe miratimi I Draft Rregullores për Mbrojtje nga Zjarri pas shqyrtimit publik.