Pika e parë e rendit të ditës u miratua, pika e dytë dhe e tretë u prezantuan raportet dhe u diskutua rreth Kornizës afatmesme buxhetore dhe shpenzimeve.
Në këtë mbledhje u vendos që të ndryshohet logoja e Komunës së Junikut, u miratua Plani Lokal për Veprim në Mjedis.
Gjatë kësaj mbledhje u bë edhe betimi i Besjada Gjocaj e cila vjen në Kuvend si anëtare e re nga radhët e AAK-së, me që Leonita Jasiqi është pranuar staf civil në Komunën e Junikut, saktësisht Zyrtare për Integrime Evropiane dhe sipas ligjit Znj. Gjocaj ishte në radhë pas asambleistes Jasiqi dhe vinin të dyja nga e njëjta parti dhe gjinia e njëjtë.
Ndërsa Komiteti për Politikë dhe Financa duhej të plotësohej edhe me një anëtare, u propozua dhe u miratua anëtarja nga radhët e AAK-së, Ajete Gjuli.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Në këtë takim u diskutuan këto çështje:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Prezantimi i Raportit te shpenzimeve Janar Qershor,
Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2013-2015,
Shqyrtimi i propozim-Vendimit për ndryshimin e Logos së Komunës se Junikut,
Miratimi i Planit Lokal të Veprimit në Mjedis,
Dhënia e betimit te këshilltares Besiada Gjocaj,
Plotësimi i KPF-së, me një anëtare,
Të ndryshme.