Me këtë rast Koordinatori I EVSB-së në Junik, Shkelzen Shehu prezantoi projektet në të cilat është investuar nga Komuna dhe donatorë të tjerë, të cilat janë iniciuar nga EVSB-ja e Junikut. Poashtu, Major Emin Beqiri prezantoi Metodologjinë e Re për Policimin në Bashkësi. Me këtë rast një nga referencat e kësaj metodologjie do të jetë funksionimi Polici – qytetar – shoqëri civile, duke rezultuar në ulje të kriminalitetit dhe dukurive të tjera të bashkësisë në përgjithësi.
Ky takim kishte për qëllim diskutimin për projektet që kanë të bëjnë më çështjet e sigurisë, përmirësimin e kushteve jetësore, identifikimin e problemeve, si dhe shkëmbimin e informatave për projektet e realizuara dhe aktivitetet e planifikuara për të ardhmen. Rreth 70 pjesëmarrës, duke përfshirë zv. Drejtorin e ICITAP-it për Kosovë, Zt. Cameron Fisher me përfaqësuese të tjerë të Ambasadës Amerikane, Kryetarin e Komunës së Junikut z. Agron Kuçi dhe zyrtarë të lartë komunal, Koordinatori I EVSB-së në Junik, Shkelzen Shehu si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare vendore e ndërkombëtare, ishin pjesëmarrës në këtë takim.
Sot në Junik u mbajt takimi i radhës i Këshillit Ekzekutiv të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, i themeluar me ndihmën e Departamentit të Drejtësisë të SHBA/ ICITAP (Programi ndihmës trajnues ndërkombëtar për hetimin e krimit), Misioni në Kosovë. Zv/Drejtori i ICITAP-it, Cameron Fisher përgëzoj EVSB-të posaçërisht atë të Junikut për punën e suksesshme, sipas z. Fisher Ambasada Amerikane ka përcaktuar se këto programe janë prioritet i ambasadës në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve të të gjitha bashkësive etnike