Proces verbali nga mbledhja e kaluar u miratua nga anëtarët e pranishëm të KPF-së, po ashtu edhe Raporti i shpenzimeve për Janar –Qershor, si dhe Korniza afatmesme buxhetore 2013-2015 mori pëlqimin e të pranishmëve.
Ndërsa sa i përket ndryshimit të logos së Komunës së Junikut u arrit pajtueshmëria e të gjithëve që të dërgohet në Kuvend për shqyrtim për të vazhduar më tutje me procedurat tjera rreth ndryshimit të kësaj logoje.
Plani Lokal për Veprim në Mjedis i përmirësuar me rekomandimet e marra nga anëtarët e Kuvendit është rishikuar dhe u miratua në këtë takim të KPF-së.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Prezantimi i Raportit të shpenzimeve Janar-Qershor
3. Shqyrtimi i Kornizës afatmesme Buxhetore2013-2015
4. Shqyrtim i Propozim-vendimit për ndryshimin e logos së Komunës së Junikut
5. Miratimi I Planit Lokal të Veprimit në Mjedis
6. Të ndryshme