Në këtë takim fillimisht u prezantua pajisja “ teleprezenca” e cila mundëson xhirimin dhe transmetimin e drejtpërdrejt si në web faqe. Kjo pajisje teknologjike është donacion Bankës Botërore përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ngase Komuna e Junikut ka zënë vendin e dytë në përdorimin e tekonologjisë informative.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar në parim.
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i draft – Propozimit për Planin e punës se Kuvendit Komunal për vitin 2011,
3. Shqyrtimi i draft – Vendimit për orarin e takimeve të Kuvendit për vitin 2012,
4. Shqyrtimi i draft Rregullores për rregullimin e përdorimit të pijeve alkoolike në lokalet publike në territorin e Komunës së Junikut,
5. Shqyrtimi i kërkesave nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa:
• Kërkesa për bartjen e te hyrave të pashpenzuara te vitit 2011 për shpenzime ne vitin 2012,
• Kërkesa për ndryshimin e planit te buxhetit për te hyrat vetanake për vitin 2011 sipas këtyre kategorive.
6. Të ndryshme.