Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi shpalosi raportin gjashtëmujor te punës se qeverisjes se re Komunale.
Ai shpalosi projektet e realizuara te cilat kjo qeveri i kishte implementuar ne ketë gjashtëmujor te parë,gjithashtu aji shpalosi edhe marrëveshjet qe Komuna e Junikut kishte bere me Komunat tjera te rajonit ne interes te Komunës se Junikut .
Nder projektet qe Kryetari Kuçi theksoi ishte projekti i fazës se dyte te kanalizimit të ujnave të zeza , qe pritet te filloji këtë vit projekt ky qe kap vlerën mbi 1 milion euro.
Projekt me rëndësi për komunën tonë ishte edhe gjetja e lokacionit për ndërtimin e QKMF-së, projekt ky i financuar nga ministria qe kap vlerën rreth 350,000 euro .
Po ashtu projekt me rëndësi ishte edhe bashkimi apo lidhja e kaptazhit të livadhit madh burim uji ky me Vrellen e Goqit ne vlere prej 430.000 euro, projekt i përbashkët i kompanisë K.U.R Hidrodrini 400.000 euro dhe Komuna me 30.000 euro.
Hartimi i Projektit Kryesor për Kanalet e Ujitjes në Komunën e Junikut financuar nga komuna me 10.000 euro.
Nder këto projekte Kryetari Kuçi përmendi edhe finalizimin e Strategjisë Zhvillimore Urbane ku kryetar tha se Qendrës po ashtu edhe Junikut ne përgjithësi do ti ndryshohet pamja ,
Aji theksoi se ne projekt janë edhe dy plane te hartimit te strategjisë ajo e lagjes Pepshi dhe Gacafer .
Ne këtë takim muren pjesë një numër i madh i qytetareve te cilët shprehen hallet e tyre dhe nevojat qe kanë, gjithashtu Kryetari ju premtoji qytetareve se do mundohet ti plotësoji nevojat e tyre dhe do te jete ne përkrahje te vazhdueshme te qytetareve.
{^Image|(behavior)hover|(url)~/Files/Images/SAM_0489_resize.aspx?width=200&height=150|(width)200|(height)150|(align)right|(mouseoverwidth)800|(mouseoverheight)600^}Ne ketë takim Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi shpalosi te arriturat e shumta ne ketë gjashtëmujor te parë te qeverisjes se re Komunale.