Me rastin e Ditës Ndërkombëtare te Fëmijëve, 1 Qershori, sot ne shkollën e mesme te ulet "Edmond Hoxha" ne Junik u organizua manifestim i shumëllojshëm kulturor dhe garues. Ne manifestim morën pjese nxënës te të gjitha niveleve te kësaj shkolle te cilët garuan ne fushën e vizatimit dhe recitimit me teme "Te Drejtat e Fëmijëve". Gjithashtu nxënësit e kësaj shkolle përforcuan para arsimtarëve, zyrtarëve komunal, prindërve dhe mysafirëve te tjerë me kënge dhe valle te zhanreve te ndryshme. Pas programit te prezantuar ne shkolle, u shpërblyen me mirënjohje dhe dhurata te tjera modeste nxënësit me te suksesshëm ne fushën e vizatimit, recitimit, matematikes, futbollit, hendbollit dhe krosit, qe ishte organizuar dite me pare. Ne përmbyllje te këtij manifestimi një grup i nxënësve e vizitoi edhe Kuvendin Komunal te Junikut ku u prit nga Nënkryetari i Komunës, Zt. Nimon Tofaj ku i përshëndeti fëmijët dhe iu uroji ne sukseset e treguar si dhe uroi qe te kenë edhe me shume suksese.
Me pas për nder te ditës se Ndërkombëtare te fëmijëve Nënkryetari i Komunës se Junikut z.Niman Tofaj Uli ne karrigen e kryetarit te gjithë nxënësit e këtij delegacioni duke e ndier veten për pak qaste si Kryetar te Komunës se Junikut .Ketë manifestim e përkrahu edhe Zyra Regjionale e OSBE-së ne Pejë.
{^Image|(behavior)hover|(url)~/Files/dita-nderkometare-e-femijeve/SAM_0238.aspx?width=200&height=150|(width)200|(height)150|(mouseoverwidth)800|(mouseoverheight)600^} {^Image|(behavior)hover|(url)~/Files/dita-nderkometare-e-femijeve/SAM_0251.aspx?width=200&height=150|(width)200|(height)150|(mouseoverwidth)800|(mouseoverheight)600^}
{^Image|(behavior)hover|(url)~/Files/dita-nderkometare-e-femijeve/SAM_0271.aspx?width=200&height=150|(width)200|(height)150|(mouseoverwidth)800|(mouseoverheight)600^} {^Image|(behavior)hover|(url)~/Files/dita-nderkometare-e-femijeve/SAM_0226.aspx?width=200&height=150|(width)200|(height)150|(mouseoverwidth)800|(mouseoverheight)600^}
Manifestimi kulturor me rastin e Ditës Ndërkombëtare për te Drejtat e Fëmijëve qe u organizua ne shkollën e mesme te ulet "Edmond Hoxha ne Junik, përcjelle mesazhe për jete me te mire dhe me te gëzueshme për fëmijët e Kosovës dhe gjithë botes.
vizitoni galerinë