Ndërsa, Kryetari i Komunës së Junikut, z. Agron Kuçi potencoi se dhuna si fenomen në familje gjithmonë ka ekzistuar, sipas Kryetarit Kuçi ligjet në Kosovë e përcaktojnë dhe rregullojnë këtë dukuri si kriminaliteti “x”. Kuçi tha se shteti jonë këtë çeshtje e ka rregulluar përmes tri masave ndëshkuese mirëpo nuk mjaftojnë. Ligji në Kosovë sipas Kryetarit Kuçi rregullon poashtu edhe fuqizimin e femrës si dhe vendim marrjen e saj, poashtu pjesëmarrja e femrës e garantuar me 30% si në Parlamentin e Kosovës ashtu edhe nëpër asambletë komunale. Mirëpo kjo e fundit sipas Kryetarit duhet të krijohet si normë shoqërore dhe jo normë ligjore, duhet të burojë nga thellësia e traditës dhe kulturës sonë dhe jo të jetë e rregulluar me ligj.
Kryetari Kuçi theksoj se fillimisht duhet emancipuar meshkujt në mënyrë që ata pastaj të emancipojnë gruan më tutje. Ai poshtu foli edhe për gjendjen në Junik sa i përket dhunës në familje si dhe femrës në pozitën vendimmarrëse. Sipas tij në Komunën tonë ka shumë pak raste sepse junikasit kanë një traditë butësinë dhe për këtë njihen.
Se ka pak raste thuaja se fare në Junik sa i përket dhunës këtë e konfirmoj edhe Komandanti i stacionit policor në Junik, Rasim Syla. Ai tha se në Junik shumë pak raste evidentohen, një rast në vit, mirëpo nuk do të thotë se nuk ka dhunë por nuk është e shprehur sikur në vende të tjera dhe kemi mirëkuptim dhe raport të mirë me qytetarët. Ndërsa, Kryesuesi i Asamblesë Komunale, Sinan Gacaferi potencoi se vendi ynë është një prej më demokratikëve, shumë shtete nuk kanë këtë privilegj që ka vendi ynë, sipas tij Kosova ka prijëse femra, si Presidentja, zv. Kryeministre, Ministre si dhe përfaqësimi i femrës më shumë se 30% jo vetëm sipas kuotës. Ne si institucione duhet të punojmë fuqishëm që të ngritet femra në çdo aspekt çdo ditë e më tepër, tha Kryesuesi Gacaferi.
Debati vazhdojë me pedagogun e shkollës fillore Sali Kuçi i cili tha se si pedagogë jo vetëm ai por edhe si staf mësuesish vërejnë fëmijët të cilët përjetojnë dhunën në familje. Sepse sipas tij ata shfaqin reagime të shumta si agresivitet, pasivitet, kërcënojnë, gënjejnë e shumë veti të tjera jo të mira.
Dhe Drejtori i Shkollës fillore në Junik, Qaush Krasniqi informoj të pranishmit që me vendim të Kryetarit është themeluar kohë më parë edhe Këshilli për Siguri në Bashkësi, ku mbahen takime të rregullta dhe njëkohësisht secila lagje ka përfaqësuesin e saj.
Haxhi Thaçi përfaqësues i OSCE-së, foli për të drejtat e njeriut dhe viktimizimin, që sipas tij fëmijët janë viktimë, femra dhe pleqtë janë viktima. Thaçi ri theksoj se respektimi i të drejtave të njeriut është bazë etike dhe njerëzore.Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve në Junik, femra nga shëndetësisa nga shkolla fillore si dhe Komuna Junikut e poashtu edhe shoqëria civile. Diskutimi vazhdojë në krijimin e një strategjie më të mirë të parandalimit të dhunës dhe evitimit të problemeve në këtë drejtim
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}
Kjo tryezë diskutimi është organizuar nga OSCE së bashku me gratë asamblistë të Komunës së Junikut.Takimin e filloi anëtarja e kuvendit, Ajete Gjuli e cila foli për jetën e gruas në familje, shoqëri dhe punë, si dhe rëndësinë e saj në krijimin e familjes dhe shoqërisë së shëndoshë.