Zyrtarët komunal janë informuar se sa e ndjeshme është fusha " Marrëdhënje me Publikun dhe Mediat", dhe pothuajse çdo aspekt jetësor i cili lidhet me këtë fushë. Ky trajnim është organizuar nga OJQ " Top Radio" nga Gjakova nën udhëheqjen e Violeta Demës dhe është financuar nga fondacioni Friedrich Ebert Stifung, trajnere është Ulpiana Lama ( Eksperte për Komunikim nga Komisioni Evropian, Kosovë). Trajnimi vazhdon edhe ditën e shtunë 10/09/2011.
Në Kuvendin Komunal të Junikut është mbajtur trajnim dhe është diskutuar për punën dhe raportin zyrtarë komunal – qytetarët dhe zyrtarë komunal – media. Pra, se si duhet t`i qasemi problemit të qytetarit, dhe si të komunikojmë me media në përgjithësi.