Fermerët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të jenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës;
- Sipërfaqet e mbjella me kulturën e grurit duhet të jenë minimum 2 ha;
- Parcelat e mbjella me grurë duhet të jenë minimum 0.20 ha;
- Të ofrojnë fletën poseduese për sipërfaqen e tokës bujqësore të punueshme,
- Ngastrat (parcelat) e marra me qira duhet të jenë minimum 1 hektar i pandarë;
- Sipërfaqja e tokës bujqësore, e cila është marrë me qira, duhet të dokumentohet përmes kontratës së lidhur ndërmjet palëve dhe përmes fletës poseduese;
- Sipërfaqja e marrë me qira duhet të jetë e kontraktuar së paku për një vit.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Aplikacioni i plotësuar;
- Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
- Kopja e kartelës së xhirollogarisë bankare valide;
- Dëshminë nga kadastra për sipërfaqen e tokës së punueshme (pa të dhënat e kadastrës për pyje, oborre, që nuk janë tokë bujqësore) në pronësi ose kopjen e kontratës që dëshmon disponueshmëri të tokës bujqësore;
- Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit për personat juridik;
- Kontrata për sipërfaqen e marrë me qira, duke bashkangjitur fletën poseduese të qiradhënësit dhe
- Dëshmi për pagesën e tatimit në pronë.
Periudha e aplikimit:
12.12.2012 deri 25. 12. 2012 do të bëhet regjistrimi i fermerëve për përcaktimin e terminit për aplikim dhe digjitalizim të parcelave të mbjella me grurë, në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
26.12.2012 deri 25.01.2013 do të bëhet digjitalizimi i parcelave të mbjella me grurë, sipas terminit të përcaktuar gjatë periudhës së regjistrimit.
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi pas digjitalizimit të parcelave përmes programit LPIS.
Të gjithë fermerët, gjatë aplikimit janë të obliguar të plotësojnë edhe formularin për regjistrin e fermerëve, i cili është parakusht për përfitimin e mbështetjes.
Departamenti i Pagesave, i cili vepron në kuadër të MBPZHR-së, do ta menaxhojë pranimin dhe selektimin e aplikacioneve, si dhe kontrollin e ngastrave të mbjella me grurë.
Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve do të zbatohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në nenin 20 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2012 për pagesat direkte në bujqësi dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2012 për ndryshim plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2012 për pagesat direkte në bujqësi.
Aplikimi duhet të bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Sqarim:
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
st1:*{behavior:url(#ieooui) }
Për pagesat direkte (subvencionim) të mbjelljeve vjeshtore të grurit në vitin 2012
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe këtë vit do të vazhdoj të mbështes sektorin e drithërave, përmes pagesave direkt për njësi të sipërfaqes së mbjellë me kulturën e grurit. Niveli i mbështetjes planifikohet të jetë 125 euro për hektar.