Në ditën e çlirimit të Junikut, Kryetari i Komunës Agron Kuçi takoi Aleancën e të Rinjve
të Gjakovës të cilët ishin të shoqëruar edhe nga kryetari i studentëve të Fakultetit të Edukimit në Gjakovë. I pari i vendit, Kuçi, i njoftoi përfaqësuesit e të rinjve të AAK-së
dega Gjakovë për punën e tij të deritanishme si dhe planet në të ardhmen, po ashtu
Kryetari Kuçi prezantoj edhe punën e të rinjve junikas, duke nënvizuar se Juniku
ka një shoqëri që punon shumë në veçanti të rinjtë e shkollave, si dhe pjesëmarrjen e tyre në KVRL.