Në këtë takim ishin të pranishëm një numër i konsiderushëm i qytetarëve, të cilët u interesuan për planet e Komunës në të ardhmen, njëkohësisht dhanë edhe propozimet e tyre të cilat Kryetari premoti që do ti merr para syshë.
Duke i falënderuar gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim, Kryetari i Komunës, z.Agron Kuçi, tha se të gjitha sygjerimet, vërejtjet dhe këshillat e bëra nga ana e juaj, do të jenë prioritet për mua dhe stafin Komunal, sepse kështu bashkarisht kontribuohet në zhvillimin e Junikut dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe të Statutit të Komunës së Junikut, Kryetari i Komunës z. Agron Kuçi, organizoi takim me qytetarët me qëllim të bashkëbisedimit me ta dhe të njoftimit me të arriturat, projketet dhe sfidat me të cilat përballet Komuna e Junikut.
Kryetari bashkë me stafin e Qeverisë Komunale, të pranishmit i njoftoi me të arriturat dhe me projektet të cilat në të ardhmen planifikohen të realizohen nga ana e Komunës së Junikut.
Pastaj, të pranishmëve ju kërkua që ata të japin kontributin e tyre në këtë bashkë bisedim.