Sot, Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” ka ndihmuar 65 familje në komunën e Junikut me mish Kurbani, si ndihmë dhe lehtësim në përballje me Pandemie Globale që ka prekur secilin e aq më shumë shtresa të tilla të shoqërisë.
Kryetari i Komunës z.Agron Kuçi, Imami i xhamisë së Qokut dhe zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, kanë mirëpritur iniciativën solidare të shoqatës humanitare Bereqeti që i ofruan qytetarëve të Junikut.
Shpërndarja e ndihmave në Komunën e Junikut bëhet derë më derë që nga shfaqja e pandemisë, si masë preventive dhe shmangie të turmave e kontakteve.
Komuna e Junikut faleminderon të gjithë shoqatat humanitare që në këtë kohë Pandemie solidarizohen me qytetarët e Komunës së Junikut.
_______________
Komuna Junik