Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Festës së Abetares, në Shkollën Fillore dhe Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, është organizuar një program kulturo – argëtues, kushtuar fëmijëve të kësaj Komune.
Zëvendësdrejtori i Shkollës Fillore z.Ramë Gacaferi, i ka përshëndetë dhe uruar të gjithë nxënësit e kësaj shkolle duke ju uruar festën e abetares dhe 1 Qershorin – Ditën e tyre. “Të dashur nxënës, urime këto dy festa. Qofshi gjithmonë të lumtur. U rritshi në frymën e dijës, kulturës dhe dashurisë për njëri tjetrin, ashtu siç e ka traditë gjithmonë Juniku”.
Ndërsa, nxënësit e klasave të para të shoqëruar nga mësuesit e tyre, shprehën talentin e tyre me poezi, aktrim, këngë e valle me rastin e festës së abetares.
Në këtë ditë të rëndësishme morën pjesë edhe zyrtarë të Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.