Maturantët të cilët dëshirojnë të ankohen për arsye të ndryshme, ata kanë të drejtë ankese prej sot deri të martën në ora 16:00 në Drejtorinë për Arsim në Komunën e Junikut. Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur të kalojnë në këtë afat, sipas drejtorisë përkatëse thuhet se nxënësit kanë edhe mundësin e dytë me 30 gusht të këtij viti. Për dallim nga ky vit me kalueshmëri 64.58%, vitin e kaluar kishte përqindje më të madhe rreth 72 %.
Mbi 64% të maturantëve të shkollës së mesme “Kuvendi i Junikut” kanë kaluar testin e maturës. Kjo shkollë e mesme kishte 97 maturantë, një kishte munguar në test dhe 62 prej tyre kanë kaluar testin e arritshmërisë.