Anketa u përgatit nga anëtaret e grupit punues të SIAP-it ,ndërsa u realizua nga dhjetë vëzhgues të trajnuar nga USAID-i dhe nën mbikëqyrjen e anëtareve të grupit punues.
Anketimi ka përfshirë lëmin e institucioneve publike, ekonomive familjare dhe ekonomive të biznesit në Komunën e Junikut. Gjatë anketimit ishin prezent edhe përfaqësuesit e USAID-it të cilët monitoruan punën e TOR-it gjatë intervistimit të qytetarëve për anketim.
Rezultatet e anketës janë përmbledhur si vijon:
Ø Në pyetjen: sa jeni të kënaqur me shërbimin e grumbullimit dhe largimin e mbeturinave, qytetarët kanë dhëne këto përgjigje:
a. Shumë të kënaqur janë përgjigjur 32.2%
b. Të kënaqur janë përgjigjur 58.0%
c. Të pa kënaqur janë përgjigjur 9.68%
Ø Në pyetjen: a e dini se ku duhet të ankoheni për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave qytetarët kanë dhënë këto përgjigje:
a. Po e di – janë përgjigjur 51.1%
b. Jo nuk e di – janë përgjigjur 48.9%
Ø Në pyetjen: a mendoni se mjafton shërbimi dy herë në muaj për largim të mbeturinave , qytetarët kanë dhënë këtë përgjigje:
a. Po mjafton – janë përgjigjur 46.1%
b. b. Jo nuk mjafton – janë përgjigjur 53.9%
Ø Në pyetjen; nëse jo , sa shërbime në muaj mendoni se mjaftojnë për zbrazje të kontejnerëve ,qytetarët kanë dhënë këtë përgjigje:
a. Tri shërbime janë përgjigjur 51.1%
b. Katër shërbime janë përgjigjur 48.9%
Ø Në pyetjen: si do ta përshkruani ju pamjen e përgjithshme të pastërtisë në qytezën e juaj qytetarët kanë dhënë këtë përgjigje:
a. Te pastër – janë përgjigjur 80.2 %
b. Te pa pastër- janë përgjigjur 19.8%
Ø Në pyetjen: a mendoni se duhet dënuar njerëzit e pandërgjegjshëm që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve dhe e ndotin ambientin qytetarët kanë dhënë këtë përgjigje:
a. Po duhet dënuar – janë përgjigjur 97.8%
b. Jo nuk duhet dënuar– janë përgjigjur 2.2%
Ø Në pyetjen: çfarë do të jetë gjendja e menaxhimit të mbeturinave në pesë vitet e ardhshme në territorin e komunës juaj ,qytetarët kanë dhënë këtë përgjigje:
a. Më e mirë – janë përgjigjur 73.1
b. E njëjtë – janë përgjigjur 10.8
c .Nuk e di – janë përgjigjur 16.1
Ø Në pyetjen sa jeni të kënaqur me ndriçimin e rrugëve dhe hapësirave publike, qytetaret janë përgjigjur:
a. Shumë te kënaqur – janë përgjigjur 2.3%
b. Të kënaqur – janë përgjigjur 46.5%
c. Të pa kënaqur – janë përgjigjur 48.8%
d. Shumë te pa kënaqur – janë përgjigjur 2.3%
Ø Në pyetjen: se sa të sigurt/pasigurt e ndieni veten duke ecur gjatë natës ,me ndriçim ekzistues rrugor qytetarët janë përgjigjur:
a. Shumë të sigurt- janë përgjigjur 46.1%
b. Të sigurt – janë përgjigjur 33.3%
c. Të pa sigurt – janë përgjigjur 17.9%
d. Shumë të pa sigurt- janë përgjigjur 2.6%
Ø Në pyetjen; a mendoni se duhet përmirësuar ndriçimi publik:
a. Po duhet përmirësuar – janë përgjigjur 99.9%
Nga rezultatet e prezantuara ma lartë të anketimit të bërë me dt. 30.05.2012 mund të nxjerrim këto konkluzione dhe rekomandime:
Konkluzionet:
1. Lidhur me menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave vërehet një ngritje e shkalles së kënaqshmërisë së të anketuarve. Pastaj është e dukshme një shkallë ma e lart e pa kënaqësisë për numrin e heqjes se mbeturinave 2 (dy) here ne muaj ,ndërsa në çështjet tjera opinioni i qytetareve është pozitiv dhe ate në një shkallë tejet të lartë.
1. Lidhur me ndriçimin publik rezultatet e anketimit tregojnë një shkallë më të lartë të pakënaqësisë e cila vërehet në të gjitha pyetjet e parashtruara në anketim.
Rekomandimet:
1. Sa i përket grumbullimit të mbeturinave, kompanisë përgjegjëse i rekomandohet të ngrit akoma nivelin e angazhimit në nivelin e menaxhimit në grumbullimin dhe pastrimin e mbeturinave,veçanërisht i rekomandohet që nga dy herë në muaj të bëhet zbrazja e kontejnerëve tri herë në muaj.
2. I rekomandohet organit kompetent komunal që të rris hapësirën publike me ndriçim publik dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e saj.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;}
Opinioni qytetar është vlerësuar në kuadër të projektit DEMI (USAID ) nga vëzhguesit e trajnuar me dt. 30 .05. 2012, mbi bazën e të cilit është vendosur një sistem kombëtar për matjen e performansës për shërbimet publike. Me anë të një anketimi është bërë vlerësimi për menaxhimin e grumbullimit dhe bartjes së mbeturinave si dhe çështja e ndriçimi publik në hapësirat publike.