Drejtori për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, z. Muharrem Krasniqi tha se, semimaturantët Junikas në këtë vit shkollor kanë arritur një sukses shumë të mirë në Testin e Arritshmërisë, falë punës dhe angazhimit maksmimal të mësimdhënësve gjatë gjithë vitit.
Poashtu, Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, bënë të ditur, se që nga sot pas publikimit të rezultateve të testit dhe pas marrjes së diplomave, të gjithë këta nxënës mund të regjistrohen për shkollim të mëtutjeshëm në arsim të mesëm, deri me datën 11.07.2013, në drejtime të ndryshme, që u mundëson Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, në Junik, nxënësve të saj dhe fshtatrave përreth.
Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për Semimaturantët Junikas, të mbajtur në Qershor.
Semimaturantët e Shkollave të Mesme të Ulëta “Edmond Hoxha” dhe “Rexhep Kadrijaj”, kanë arritur rezultate shumë të mira në Testin e Arritshmërisë. 95.49% është niveli i kalueshmërisë në Testin e Arritshmërisë. Këtij Testit i janë nënshtruar 111 nxënës.