Procesi per kete projekt per investime kapitale (PIK) ka nisur qe ne muajin nentor 2009 me hulumtimin dhe analizen e pese projekt propozimeve. Ne shkurt 2010 eshte bere perzgjedheja e projektit te lartepeermendur si prioritet per komunen nga lista e projekteve te propozuara.
Idea dhe dizajni i projektit eshte bere permes procesit te pjesemarejes me mbajtjen e dy puntorive me aktere kyq si qytetar, aktivist, nxenes, profesor dhe prind. Nga keto puntori kan dale nevojat dhe kerkesat per regullimin e kesaj hapsire te hapur te shkolles se mesme.
Nevoje e veqant e identifikuar ne keto puntori ka qete ekzistimi i tereneve sportive si: fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli me te gjitha elementet percjellese, tribinat, staza e atletikes, amfiteater i hapur me pllaton per skene, hapsira per pushim me staza per ecje si dhe gjelberimi. Gjithashtu ne projekt jane prapare edhe disa elemente te vogla mikrourbane si ulese per park, shporta te mbeturinave, ore per tregimin e kohes si dhe tabele informimi.
Deri me tani ekspertet e drejtoris se Urbanizmit me ndihmen e eksperteve nga UN-HABITAT-i i kane kryer te gjitha pregaditjet e dokumentacionit teknik si: Dizajnin dhe paramasen dhe parallogarin e projektit.
Sipas dinamikes se parapare te punimeve, projekti parashifet te filloj punimet pas procedures se tenderimit dhe selektimit te kompanis nga Komuna e Junikut ne gushte dhe te perfundoj ne tetor 2010 kur dhe do te behet edhe inaugurimi i projektit (nese çdo gje do te shkoj sipas dinamikes se parapre).
Komuna e Junikut ne bashkepunim me UN-HABITAT-in jane duke investuar ne pojektin per investime kapitale “Regullimi i oborit dhe fushat sportive ne shkollen e mesme”Kuvendi i Junikut”. Bashekfinancimi eshte (50-50) % te shumes totale te investimit.