Me keqardhje i përgjigjem Ministrit te Financave, z. A. Hoti !
E para, se buxheti i aprovuar ne Komisionin e Granteve, ku marrin pjese edhe kater Komuna është një fakt publik, mirëpo pjesëmarrja e tyre është vetëm për dekor ngase ata gjithmonë janë te mbivotuar nga ana e Qeverise Qendrore.
E dyta
Nuk është kontestuese formula për grantin e përgjithshme. Shqetësimi dhe kërkesa e Komunës se Junikut ka te beje me atë se, formula e granteve nuk është respektuar nga ana e Ministrisë se Financave ne rastin e Komunës se Junikut, ne raport me disa prej komunave te cilat janë edhe me te vogla ne numer dhe territor.
Dhe e treta, nuk duhet ta ngatërrojmë formulën e granteve me investimet kapitale, ku pikërisht është edhe kërkesa kryesore drejtuar ministrit te financave për rishqyrtim te projeksionit buxhetor, ku këtu Komuna e Junikut është skajshmërisht e dëmtuar nga ana e Qeverise.
Ju faleminderit për mirëkuptim !