Kryetari i Këshillit Organizativ, Mehmet Krasniqi tha se “Marrja e këtij burimi do të ishte shëmtia më e m
adhe nga njeriu e kësaj bukurie të dhuruar nga natyra”, më tutje Krasniqi tha se ky rast nëse nuk zgjidhet do të krijoj rebelim tek brezat e ardhshëm, gjë të cilën nuk e dëshirojnë junikasit por besojmë që as të tjerët nuk e dëshirojnë.Ai tha poashtu që “ dëshirojmë t`ia bëjmë me dije Komunës së Deçanit se kjo zonë kadastrale është, ka qenë dhe më herët dhe do të jetë edhe në të armdhen e Junikut dhe me asnjë kusht nuk do të lejojmë që të punohet në marrjen e këtij burimi, pa marrëveshje siq ka vepruar deri më tani kjo komunë fqinje. Konsiderojmë se Komuna e Deçanit disponon me resurse të bollshme të burimeve të cilat kanë ujë të mjaftueshëm për furnizimin e qytetarëve të komunës së vet dhe janë më afër dhe brenda hapsirës së zonës së vet kadastrale dhe ka një kosto më të ulët financiare.”
Ndërsa, Kryetari i Komunës Agron Kuçi ishte në udhëtim zyrtarë, fjalimin e tij e citoj Nënkryetari Nimon Tofaj. Fjalimi i kryetarit “ Të dashur bashkëqytetarë jam bashkë me ju në çdo shqetësim, brengë dhe preokupim tuajin e mbi të gjitha kur është interesi i komunës së Junikut. Qeveria komunale e Junikut solidarizohet me shqetësimet dhe kërkesat tuaja lidhur me burimin e ujit” Gurrat e Hasan Ages”. Burimi i ujit “Gurrat e Hasan Ages” përveç që janë pasuri e trashëgimisë natyrore të Junikut dhe mbarë Kosovës, ato janë dhe interes jetik, ekzistencial e strategjik i komunës së Junikut. Mbi bazën e kësaj dhe seriozitetin e situatës kërkoi në unifikimin e çdo vlere junikase në mbrojtjen dhe ruajtjen e burimit të ujit” Gurrat e Hasan Ages”.
Njëherit Nënkryetari, Nimon Tofaj në emrin e tij personal tha se
“ Juniku nuk i`a ndalë ujin askujt sidomos Deçanit, ne nuk jemi për me i lanë pa ujë qytetarët, por nëse nuk kanë burime të ujit në kufijt e tyre kadastral, i japim ujë nga “Vrela e Goçit” burim i cili përdoret edhe nga ujësjellësi i Junikut. Nëse kanë burime të tjera atëherë, nuk e japim burimin e Gurrave të Hasan Ages, arsyeja është që kjo gurrë është pika më kyqe e zhvillimit të turizmit rronz Gjervaice. Zhvillimi i turzmit në atë pjesë nuk është në interes vetëm të komunës së Juniku, por edhe të komunë së Deçanit dhe Republikës së Kosovës e më gjërë. Prandaj dhe duhet të mbrohet si trashëgimi natyrore"
potencoi Tofaj.
Nënkryetari, Nimon Tofaj
Pjesmarrës ishin edhe përfaqësues të Shoqatës së Bjeshkatarëve “Rrasa e Zogut” të cilët janë solidarizuar mebashkëqyterët e tyre junikas. Burim Kuçi, anëtarë i kësaj shoqate tha “ I bashkangjitemi kësaj proteste dhe e kundërshtojmë fuqishëm degradimin e Bjeshkëve të Junikut dhe shkatrrimin e biodiversitetit natyror. Dhe ne si bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës kundërshtojmë shëmtimin e bukurive të rralla natyrore që ofron bjeshka
e Junikut me theks të veçantë “Gurrat e Hasan Ages”, sepse marrja e ujit të këtij burimi e bënë të vdekshme këtë pikë piktoreske turistike.”
Rreth 500 qytetarë junikas kanë nënshkruar peticion kundër ndërtimit të ujësjellësit të Deçanit në këtë zonë. Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi ka dërguar kërkesë me 13 Korrik – Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Dardan Gashi për ndërprerjen e punimeve në “Gurrat e Hasan Ages “ përgjigjia është kthyer me datë 18 Korrik, në të cilën theksohet se Ministria e ka pranuar këtë kërkese dhe kërkon që Komuna e Deçanit të ndërpres çdo veprimtari lidhur me këtë burim, derisa të arrihet marreveshja në mes të dy komunave.
Nga Instituti për Mbrojtjen e Monumeteve të Kulturës në Pejë, “Gurrat e Hasan Agëa” janë evidentuar si Zonë me rëndësi e Trashëgimisë Natyrore, janë inkuadruar në Listen e inventarizmit dhe duke u bazuar në Ligjin mbi Planifikimin pjesë e trashëgimisë natyrore janë edhe Gjeravica, Liqejt e Gjeravicës, Burimi i Lumit Ereniku, Gurrat e Shehut, Kroni I Avdyl Hoxhës, Kërshi i Jedovës dhe disa vende të tjera.
Junikasit protestuan sot kundër marrjes së burimit të ujit “Gurrat e Hasan Ages”
nga Komuna e Deçanit. Sipas përfaqësuesve të qytetarëve kjo vjen si rezultat i
mos arritjes së një koncensusi ndërkomunal për mos marrjen e këtij burimi. Të frustruar me rastin e vazhdimit të punimeve në këtë burim qytetarët e Junikut organizuan këtë protest dhe sipas tyre, nëse është e nevojshme ata do të organizohen në mbrojtjen e burimit dhe do të vendosen në këtë pjesë.