Më datën 09.03.2010 në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” u mbajt Punëtoria për Projekti i Investimeve Kapitale ku morën pjesë:
Përfaqësues nga Komuna e Junikut (grupi punues i PIK)
Përfaqësues nga MuSPP HABITAT
Grupet e punes si :
-Grupi i nxenesve
-Grupi i profesorëve
-Grupi i prindërve
-Grupi i aktivisteve (rinia)
HAPJA E PUNËTORISË
Hapjen e punëtorisë e beri koordinatorja znj.Flurije Shehu e cila bëri një përshkrim të shkurtër te projektit bashkë me znj. Teuta Jaha Pastaj u organizua edhe një vizite në terrene në mënyre që pjesëmarrësit të njoftohen më për së afërmi me lokacionin.
QËLLIMI I PUNËTORISË
Si pjesë e procesit të hartimit të PIK ( Projekti i Investimeve Kapitale), ekipi i Junikut (komuna e Junikut, MuSPP/UN-HABITAT, , organizuan një punëtori të fokusuar në Lokacionin e shkollës që të merren idetë e :nxënësve, profesorëve,prindërve dhe aktivisteve ( sportit ,rekreacionit dhe tjetër) lidhur me rregullimin dhe organizimin e hapësirës rreth shkollës .
Punëtoria u fasilitua nga ekipi i MuSPP/UN-HABITAT dhe ekipi i Komunës
PIKAT KRYESORE
• Prezantim i shkurtër i i shembujve të organizimit të hapësirave rreth shkollës të marrë edhe në Kosovë por edhe jashtë saj
• Puna në Grupe për prezantim dhe shprehje sa më të mirë të kërkesave të tyre .
• Plotësimi i Formularëve
• Prezantim i një përfaqësuesi të grupit për punën e grupit të tij.
• Prezantim i përmbledhjes së pikave të përbashkëta.
DETYRAT DHE VEPRIMET PËR TU NDËRMARRË
Përgatitja e materialit për paraqitje para komisionit dhe më pas procedimi i mëtejmë.
Më datën 09.03.2010 në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” u mbajt Punëtoria për Projekti i Investimeve Kapitale ku morën pjesë:
Përfaqësues nga Komuna e Junikut (grupi punues i PIK)
Përfaqësues nga MuSPP HABITAT
Grupet e punes si :
-Grupi i nxenesve
-Grupi i profesorëve
-Grupi i prindërve
-Grupi i aktivisteve (rinia)