Kryetari Kuçi, synon të çojë përpara ofertën turistike, ai mendon se janë tri karakteristika të kësaj komune të re me të cilat nuk mund të konkurrojë asnjë nga 37 komunat tjera në Kosovë: Maja e Gjeravicës (2656m), që është më e larta në Kosovë e që ka potencial të thithë vizitorë të shumtë gjatë vitit, liqenjtë glacial në këto male, si dhe kullat unike të rajonit të Dukagjinit.
Duke u nisur nga një përvojë e mirë e Junikut me këshilltarin e mëparshëm nga projekti i CDF-së, kur ishte vetëm pilot-njësi, Kryetari i Komunës, Agron Kuçi ka kërkuar përsëri përkrahje përmes angazhimit të një këshilltari i cili do të punonte ngushtë me drejtorinë për zhvillim komunal. Projekti i CDF-së ka emëruar si këshilltar z. Ibrahim Kryeziu për një periudhë 6-mujore.