. Në kuadër të programit Iniciativa për Zhvillim të Qëndrueshëm është nënshkruar marrëveshje në mes të Shoqatës së Pronarëve të Pyjeve Private në Junik dhe organizatës Era Grup nga Peja. Objektivat e projektit janë: trajnimi për shëtitje të egra në Bjeshkët e Junikut(Gjeravicë) si dhe shenjëzimi dhe orientimi i shtigjeve të ecjes për në këto bjeshkë. Ky projekt ka koston rreth tetë mijë euro, me ç`rast nga marrëveshja me Era Grup, shoqata implemetuese ka përfituar gjysmën e shumës 4.420 euro. Shoqata e Pronarëve të Pyjeve Private partnerë në implementimin e këtij projekti ka edhe Shoqatën e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve “Rrasa e Zogut” në Junik.
Era Grup financon këtë projekt në kuadër të programeve të cilat financohen nga organizatat suedeze Sida dhe SNV.