Sot (e premte) është bërë pranim dorzimi i kësaj pompe për shuarjen e zjarreve, përmes një kërkese, e cila është bërë nga Blerim Miroci(i cili jeton dhe vepron në Gjermani), drejtuar komunës së Speikern në Gjermani, kjo makinë po riaktivizohet për të dytën here. Z. Miroci thotë se kryetari i komunës së Speikern është i gatshëm që të dërgoj edhe ndihma të tjera për Junikun. Ndërkohë, kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi ka falenderuar familjen Miroci për një kërkesë të tillë, poashtu ai falenderoj dhe shprehi mireënjohje për këtë pomp, e cila është me rëndësi jetësore. Edhe përfaqësuesit e Zjarrëfikësve në Junik, janë ndarë jashtëzakonisht të kënaqur me këtë ndihmë. Pompa është prodhuar në vitin 1955 dhe ka shërbyer në qytetin Speikern të Gjermanisë përplot 38 vite. Në të gjitha aksionet që janë marrë për shurje të zjarreve, nuk ka ndodhur asnjëherë që kjo Pompë të dështoi.
Pompa e vjetër me të cilën janë sherbyer Zjarrfikësit e Komunës Speikern të Gjermanisë shumë shpejtë do të filloi një jetë të re në komunën e Junikut.