Ndërsa, rruga në lagjen Çok është financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me vlerë rreth 100 mijë euro dhe është e gjatë rreth një kilometër. Asfaltimi i kësaj rruge është urë lidhëse në mes të lagjes Krasniq dhe Bajraktar. Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi theksoi se “…këto dy rrugë të asfaltuara paraqesin bazën e parë për një urbanizim të Junikut” më tutje ai shtoi se “është ditë e veçantë sepse me këtë rast po e organizojmë jetën e qytetarëve të Junikut, po e bëjmë jetën e tyre çdo ditë e më të lehtë, që është edhe objektivë e Qeverisë Komunale”.
Ndërkohë, Zv.ministri i MAPL-së, Rifat Krasniqi tha ”…ne si MAPL i kemi nda 100 mijë euro prej buxhetit tonë dhe e di që nuk është aq sa duhet për komunën e Junikut.” Ai poashtu premtoi se ministria ku ai punon do të ndihmoi edhe më tutje komunën e Junikut.
Zv.ministri Krasniqi, të rinjëve që vallëzuan në këto dy rrugë i`u premtoi që do të kenë vizita jashtë Kosovës së bashku me shoqërinë kulturo-artistike të Mamushës.
Sot u inaguruan rrugët e asfaltuara në lagjet Gacafer dhe Çok nga Zëvendësminsitri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rifat Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi.
Rruga e lagjes Gacafer e asfaltuar nga buxheti komunal i Junikut, është e gjatë 1600 metra, me kosto mbi 200 mijë euro. Kjo rrugë lidh Junikun me fshatrat Gjocaj dhe Jasiq si dhe lagjen Gacafer me Pepsh.